Lajme

Haxhiu e Havolli flasin për hartimin e kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit

04/06/2021 17:49
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli.

Bëhet e ditur se ky takim pati për qëllim informimin dhe diskutimin e nismave ligjore lidhur me fushat brenda mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe nevojën për bashkëpunim dhe adresim të çështjeve kontestuese.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit brenda kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion, në takim gjithashtu u diskutua për hartimin dhe kompletimin e strategjisë kundër korrupsionit, për nismat ligjore që kanë të bëjnë me mandatin dhe fushën e Agjencisë Kundër Korrupsion, për rregullativën ligjore për sinjalizuesit si dhe tema të tjera në interesin e përbashkët të të dyja institucioneve. Aty gjithashtu u diskutua për evitimin e konflikteve eventuale me ligje të tjera, thuhet në njoftimin e MD-së.

Palët shprehën vullnetin për të intensifikuar takimet dhe bashkëpunimin, në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional.