Lajme

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk do të harrohet kurrë

9 ditë më parë
nga:G C

Në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu u përul me nderim ndaj viktimave të këtij krimi të rëndë.

Ajo theksoi se përveç grave, edhe burrat u përdhunuan si mjet lufte, një realitet që shpesh është heshtur nga stigma.

Haxhiu përmendi rrëfimet e dhimbshme të të mbijetuarave si Marte Tunaj, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri Sulimani, si dhe për herë të parë rrëfimin e një burri të mbijetuar, Ramadan Nishori.

Ajo theksoi se këto krime nuk do të harrohen dhe se drejtësia për viktimat është themel i paqes, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme institucionale ndaj të mbijetuarve.