Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është e vërtetë se është pezulliar vendimi për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit nga Danimarka.
Madje, Haxhiu theksoi se shumë shpejtë kjo marrëveshje do të implementohet.
“Ky lajm nuk është i vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim”, deklaroi Haxhiu para gazetarëve.
“…duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu.


