Anëtari i Komisionit Parlamentar për Mirëqenie Sociale nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se çmimet e artikujve ushqimorë janë shtrenjtuar dukshëm, përderisa pensionet kanë mbetur të njëjta.
Sipas tij, Qeveria “Kurti” as vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pensionistët kontributpagues nuk e ka respektuar.
“Qeveria lëre që nuk ka bërë asnjë rritje të pensioneve, por as nuk ka respektuar vendimin e Kushtetueses për të drejtat e pensionisteve kontribut pagues. Të gjitha çmimet janë rritur ndërsa pensionet kanë mbetur të njëjta”, thotë Haxhiu për “Front Online“.