Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe te busti i ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, transmeton Klankosova.tv.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haxhiu shkruan se Albright do të kujtohet përherë nga populli ynë, për rolin e pazëvendësueshëm që kishte, veçmas gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Madeleine Albright, bëmë homazhe pranë bustit të saj, mikes së madhe të popullit tonë.
Zonja Albright do të kujtohet përherë nga populli ynë, për rolin e pazëvendësueshëm që kishte, veçmas gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet e përhershme, në gurthemelin e së cilës do të qëndrojë përherë vepra madhështore e ish-Sekretates Amerikane, Madeleine Albright.


