Lajme

Haxhiu: Bastisjet u zhvilluan në objektin ku Kurti mban takimet e tij sekrete, me lift special

08/19/2023 11:30
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së , Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Kurtit, në të cilën ky i fundit mbron Ministrinë e Tregtisë dhe zhvillimet e fundit në të.

Sipas tij, Kurti i frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij ka zgjedhur t’i sulmojë institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën.

Më tutje ai ka theksuar se nga reagimi i Kurtit të zhgënjyer kanë mbetur vetë votuesit e tij.

“Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.”

Haxhiu ka akuzuar Kurtin se në vendin e bastisur ka realizuar takime sekrete me njerëz të dyshimtë.

“Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime”, shkruan Haxhiu.

Postimi i plotë: