Lajme

Haxhiu: Albin Kurti frikësohet nga dorëheqja, ëshë në dijeni që qytetarët janë të zhgënjyer nga ai

03/19/2024 17:15
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i është kundërpërgjigjur gatitshmërisë së kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje, teksa tha: “Dhe le të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për ata që e kanë mendjen aty”.

Haxhiu në një prononcim për GazetaBlic thekson se është më mirë që ta kemi mendjen tek zgjedhjet, pasi sipas tij, do të shpëtohet Kosova nga mashtrimet e kryeministrit dhe nga vetëfundosja.

“Më mirë ta kemi mendjen dhe përkushtimin për të fituar zgjedhjet për ta shpëtuar Kosovën nga vetëfundosja dhe mashtrimet e Kurtit, që i fali tokë Kishës Ortodokse serbe në Deçan, krijojë Zajednicë dhe diskuton për dinarin në Bruksel me palen serbe, derisa refuzon përfaqësuesit e ShBA-së”, tha Haxhiu.

Haxhiu tutje shton se kryeministri Kurti dhe partia e tij kanë frikë nga zgjedhjet, sepse siç thotë deputeti i PDK-së, VV’ja tashmë e dinë zhgënjimin që qyetetarët kanë me këtë parti.

“Në zgjedhjet e ardhshme nuk i bëjnë më punë as oratoria e as mashtrimet e tij, nuk i gëlltitin më qytetarët gënjeshtrat e Kurtit. Albin Kurti dhe VV’ja kanë frikë nga zgjedhje dhe nuk ka guxim që të jap dorëheqje, sepse e dinë se zhgënjimi qyetetar qytetar është i madh në Qeverinë Kurti”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

Kurti: Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet kuvendi