Lajme

Haxhiu akuzon Kurtin e Sveçlën se falsifikuan dokumente për të shpëtuar Martin Berishajn

08/24/2022 10:04
nga:Astrit Gashi

Gazetari Baton Haxhiu ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën se kanë falsifikuar dokumente për ta shpëtuar Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, pas skandalit financiar që shpërtheu në Slloveni, ku u përmend emri i tij.

Këto akuza, Haxhiu i ka bërë përmes një opionini të publikuar në Albanian Post, ku ka komentuar vizitat e Sveçlës në veri të vendit

“Në këtë kuptim, vizitat simbolike të Sveçlës në Veri janë vetëm mbulim i faktit se tashmë janë duke u krijuar kushtet për zvogëlim të ushtrimit të sovranitetit efektiv të Kosovës në atë hapësire. Fundja, Albin Kurti fillimisht i dha praktikisht pavarësinë energjetike Komunave të Veriut nga Kosova dhe tani është duke u përgatitur edhe për dhënien e pavarësisë nga institucionet qendrore të sigurisë në Kosovë.

Këto të fundit, ndërkaq, në vend se të bëjnë ndonjë gjë të hairit në Veri të vendit, kanë qenë shumë të zënë në falsifikimin e dokumenteve për të shpëtuar kriminelin Martin Berishaj nga afera e tij multimilioneshe me kotillen e Rankoviç-it”, ka shkruar Haxhiu.

Opinionin e plotë të Haxhiut mund ta lexoni në këtë LINK.