Lajme

Haxhiu: Agon Bytyqi vazhdon edhe pesë vjet si zëvendësdrejtor i AKI-së

07/08/2026 14:54
nga:Genita C

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vjet, raporton GazetaBlic.

Haxhiu ka vlerësuar përvojën dhe punën e tij gjatë mandatit të parë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe profesionalizmit në punën e AKI-së.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin që z. Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri.