Lajme

Haxhiu: 16 ushtarë të FSK-së u ushqyen jashtë, janë dërguar në komision disiplinor

10/15/2024 20:13
nga:Genita C

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së, një temë e debatuar shumë kohëve të fundit.

Në një intervistë në Tëvë 1, Haxhiu ka pretenduar se 16 ushtarë të FSK-së janë dërguar në komision disiplinor pasi u ushqyen jashtë.

Sipas Haxhiut, ushtarëve nuk iu mjaftoi ushqimi.

“Unë e thash dje në Kuvend se janë dërguar në Komision Disiplinor 16 ushtarë të FSK-së për shkak se kanë dalë me u ushqyer jashtë sepse ushqimi i brenda nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është pastaj i kemi edhe disa publikime të tjera se 20 ushtarë nga jashtë kanë fut ushqim brenda. Nuk ka ndodhur asnjëherë që kompanitë, restaurantet tjera fasst food-et që të shpërndajnë ushqim nëpër kazermat e ushtrisë. Ushtarët e FSK-së, oficerët e saj kanë bërë një punë të mrekullueshme dhe në këtë institucion që ka vlerësime më të mëdha nga qytetarët dhe këto të futen në hajni që të vidhet në bukën e ushtarëve është skandaloze”, tha Haxhiu.