Ish-komandant Topi, Haxhi Shala ka refuzuar të komentojë mbi atakuzën që i është konfirmuar.
Ai refuzoi të deklarohet për fajësinë apo pafajësinë e tij, kështu duke e lënë për seancën tjetër.
“Po e lë për seancën tjetër, nuk mund të deklarohem”, tha shkurt Shala.
I pyetur nëse ka çështje që dëshiron të diskutojë lidhur me arrestimin, transferimin dhe kushtet e paraburgimit, Shala tha se “gjithcka është në rregull”.


