Sporti

Haxhi Krasniqi pas fitores së diskutueshme: Faleminderit populli im, jam shumë i gëzuar

08/06/2023 08:10
nga:Lorik J

Robin Haxhi Krasniqi ka fituar dje ndaj Nadjib Mohammedit në meçin e zhvilluar në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Krasniqi fitoi pas vendimit të gjyqtarit për ta diskualifikuar kundërshtarin, shkaku i gabimeve të shumta, shkruan GazetaBlic Sport.

Boksieri shqiptar ka falënderuar popullin e tij pas këtij meçi.

Ja postimi i tij:

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.

Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.

Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin”, shkroi Robin Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/