Sporti

Haxhi Krasniqi: Mezi po e pres të ngjitem në ring, suksesi nuk do të mungojë as kësaj radhe

02/21/2023 19:11
nga:Lorik J

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring natën e 25 shkurtit.

Ai do të rikthehet në ring në arenën madhështore “Audi Dome” të qytetit gjerman Munich, ku për kundërshtar do ta ketë boksierin numër një në Belgjikë, Timur Nikarkhoev, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi ka potencuar se ka stërvitur maksimalisht dhe është gati për të dalur në ring me formën e tij më të mirë.

“Unë si gjithnjë stervitjet i marrë shumë seriozisht dhe e jap maksimumin për të dal në ring në top formë”, tha fillimisht Haxhi Krasniqi për ‘GazetaBlic Sport’.

Së fundmi, Haxhi Krasniqi ka ndërruar edhe trajnerin, ku ndau rrugët me Magomet Schaburow dhe tashmë po punon me ish kampionin e botës, Jurgen Brahmer. Ai thotë se Brahmer i ndihmoi që për pak kohë të kthehet në formën më të mirë të mundshme.

“Nuk kanë qenë stervitjet më të gjata që kam pas ndonjëherë, por me trajnerin e ri kemi arrit në një kohë të shkurtë të kalojmë në top formë. Pas një pauze të gjatë është gjithmonë më e vështirë, por suksesi nuk do mungon as kësaj radhe”, zbuloi 35 vjeçari.

Në natën e 25 shkurtit në “Audi Come” priten të jenë mijëra shqiptarë, ku Krasniqi thotë se mezi po e pret të ngjitet në ring para tyre.

“Patjetër, unë në Munich dhe rrethinë jetoj që nga mosha 17 vjeçare, këtu kam shumë familjar e shoqëri dhe mezi po e pres të ngjitem në ring”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Haxhi Krasniqi ishte ishte kampion i peshave të rënda në WBA dhe IBO.

/GazetaBlic Sport