Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës, pasi ky i fundit tha se fajtore për mos liberalizim vizash ëdhtë Vjosa Osmani.
Avdyli ka eskaluar me fjalor ndaj Isa Mustafës, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon.
Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.
Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.
Derisa Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.
Prandaj meritë pse Kosova ishte Eldorado ku vidheshin dhoma e dëshmive, miliona nga thesari, keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë Evropën ti mohoj Kosovës liberalizimin.
Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri ndër gërmuesit më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.
Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.
KOSOVA çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së.


