Lajme

Havolli kundër dorëheqjes së Abdixhikut: Ta forcojmë vazhdimin e mandatit të tij

01/14/2026 23:53
nga:Sh R

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se do t’u kërkojë anëtarëve të tjerë të partisë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se mandati i tij duhet të vazhdojë dhe të forcohet më tej.

“Unë do t’u kërkoj anëtarëve të tjerë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut. Përkundrazi, duhet ta forcojmë vazhdimin e mandatit të tij,” tha Havolli.

Ai shtoi se nuk sheh mundësi për përçarje apo krizë brenda LDK-së si pasojë e një vendimi që del nga kryesia e partisë.

“Nuk ka mundësi të thellohet as përçarja dhe as të ketë krizë nga një verdikt që del nga kryesia e LDK-së,” theksoi Havolli.