Kai Havertz ishte protagonist në ndeshjen e sotme ndaj Lille në Champions League.
Havertz shënoi golin e parë në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-0 ndaj kampionëve francez, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Havertz tha se ndeshja ishte e vështirë dhe ekipi i tij nuk luajti mjaft mirë – por e rëndësishme është që fituan.
“E dinim që ishte një lojë e vështirë, ata luajtën futboll të mirë dhe pjesa e parë ishte shumë e vështirë për ne. Tani është pjesa e parë dhe ndeshjen tjetër duhet ta fitojmë gjithashtu”, tha Havertz.
“Gjithmonë jap më të mirën time edhe në Premier League, ndonjëherë ke më shumë fat, ndonjëherë jo dhe unë ndihmoj ku të mundem. Ne sot nuk luajtëm futbollin tonë më të mirë, nuk arritëm të merrnim agresivitetin e javëve të fundit, por fituam 2-0 dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


