Sporti

Havertz dhe Timber në histori të Premier League, për të keq

09/23/2024 20:10
nga:E K

Ndeshja e djeshme mes Manchester Cityt dhe Arsenalit pati gjithçka.

Gola, dramë, duele të forta, karton të kuq, gjitha këto ishin pjesë e ndeshjes gjigante të zhvilluar dje në ”Etihad Stadium”.

Por, një statistikë e mori vëmendjen e të gjithëve.

Kai Havertz dhe Jurrien Timber thyen një rekord negativ, i cili ishte i “pathyer” për shumë vite.

Lojtari gjerman ishte i pranishëm në fushën e lojës për 90 minuta, derisa nuk arriti të kompletojë asnjë pasim.

Ai tentoi pesë pasime, prej të cilavë asnjëra nuk shkoi në cakun e duhur.

Gjashtë herë tentoi bashkëlojtari i tij holandez, Timber, i cili po ashtu u bë pjesë e këtij rekordi negativ.

Kjo statistikë e tmerrshme për futbollistët s’kishte ndodhur asnjëherë që nga sezoni 2003/04.

Arsenali mori një pikë të artë ndaj rivalit direkt për titull, Manchester City, derisa për gjithë pjesën e dytë ishte me një lotjar më pak, pasi Leandro Trossard u ndëshkua me të kuq.