Showtime

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime

07/19/2025 10:26
nga:Y I

Hati festoi ditëlindjen me një festë luksoze ku dominuan femrat dhe eleganca.

E rrethuar nga shumë mike, ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë.

Por ajo që ra më së shumti në sy ishte prania e një biznesmeni nga Shqipëria, Enea Marku. Ai ishte mashkulli i vetëm në mesin e dhjetëra të ftuarve, duke e shoqëruar nga afër Hatin në këtë ditë të veçantë.

Ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Hatin është thjesht miqësore apo diçka më shumë, por fakti që ai ishte i pranishëm në një moment kaq të rëndësishëm për të, ka ngjallur shumë kureshtje, shkruan “Kosovarja”.