Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se nuk ka çfarë t’i shtojë vendimit të degës, që mos të mbështetet asnjë kandidatë në balotazhin e 14 nëntorit, për kryetar të Prizrenit, raporton Gazeta Blic.
Quni, ka bërë të ditur se pas konsultimeve të bëra në takim të kryesisë së LDK-së në Prizren, është marrë vendim, që mos ta mbështesin as Mytaher Haskukën e Lëvizjes Vetëvendosje, e as Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar mbrëmë nga dega, bëhet e ditur se votuesit e LDK-së në Prizren, janë të lirë të vendosin ta mbështesin cilindo kandidatë që është në garë në balotazhin e 14 tetorit.
Komunikata e plotë:
Ne takimin qe sapo mbajtem, kryesia e LDK-se ne Prizren, vendosi qe te mos i bashkohet asnjerit kandidat per kryetar te Prizrenit.
Qytetaret e Prizrenit, perfshi edhe simpatizantet e votuesit tane, do ta kene rastin ti degjojne edhe njehere programet qeverisese te dy kandidateve pergjate fushates se balotazhit dhe ne baze te tyre te vendosin lirshem se ku ta japin voten e tyre.
Ne LDK-ja e kemi mbyllur garen tone dhe do te fillojme menjehere te mirremi me veten, te bejme analizen e thelle te performances ne keto zgjedhje, e ne baze te saj do ta fillojme pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radheve tona.
Dalja ne votim eshte e drejte demokratike dhe ne i ftojme te gjithe qytetaret qe te shfrytezojne kete te drejte duke votuar sipas vullnetit te tyre.
LDK – Prizren
02.11.2021