Trajneri i mirënjohur shqiptar, Besnik Hasi është emëruar trajner tek skuadra e Anderlecht.
Drejtuesit kanë shfrytëzuar përfundimin e aventurës së Besnik Hasit në Mechelen, me trajnerin shqiptar që rikthehet tashmë përsëri tek Anderlecht, transmeton GazetaBlic Sport.
Dymbëdhjetë vjet më parë, Besnik Hasi mori drejtimin e skuadrës kur John van den Brom u shkarkua pak para play-off-it, duke arritur që më pas ta bëjë kampione skuadrën e famshme belge.
Hasi më pas kaloi dy sezone në krye të skuadrës pa arritur të fitojë përsëri titullin. Ai u zëvendësua në verën e vitit 2016 nga René Weiler.
Le RSC Anderlecht se sépare de David Hubert. Besnik Hasi wordt de nieuwe hoofdcoach van paars-wit. 🟣⚪
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) March 20, 2025
/GazetaBlic Sport/


