Sporti

Hashani: Viktoria Plzen është një kundërshtar shumë i fortë, shpresojmë për një befasi nga Drita

07/27/2023 13:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës do të luajë sonte ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Viktoria Plzen në Conference League.

Drita do të përballet me ekipin nga Çekia, Viktoria Plzen, me takimin që zhvillohet me fillim nga ora 19:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish futbollisti i kësaj skuadre dhe trajneri kosovar, Erdin Hashani deklaroi se Drita nuk ka pasur fat në short, por që në futboll ka gjithmonë befasi.

Drita viteve të fundit nuk ka pasur fat në short, pasi po ta shikojmë kanë qenë shumë kundërshtarë shumë të fortë që e kanë eliminuar Dritën. Në futboll gjithmonë ka befasi, por shpresoj që kësaj here në të mirë të Dritës, sepse Plzen është një ekip shumë i fortë dhe Drita e ka të vështirë ta kapërcejë këtë kundërshtar, edhe pse në futboll gjithçka është e mundur dhe shpresojmë që atje do të ketë edhe pak fat”, tha fillimisht ai për ‘GazetaBlic Sport’.

Tutje, ai tha se gjasat janë absolutisht më të mëdha për Viktoria Plzen, por që shpresojmë për një befasi të madhe nga Drita.

“Gjasat për të kaluar tutje  janë më të mëdha për Plzen, sepse kanë më shumë cilësi dhe kanë më shumë përvojë. Siç thashë edhe më herët, shpresojmë për ndonjë befasi edhe pse është e vështirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/