Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar një ditë para ardhjes në Kosovë e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.
Juristi Bardhyl Hasanpapaj në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se mesazhi i Escobar ishte shumë i qartë dhe goxha i rëndë për qeverinë Kurti.
Sipas tij, kjo deklaratë e Escobar ishtë një goditje e drejtpërdrejt ndaj kryeministrit Kurti, raporton gazeta10.
“Deklaratën e Escobar unë e shoh me shumë si një frustrim drejt fundit të angazhimit të Escobar se nuk ka shumë rezultatet për të treguar si i dërguar i posaçëm për këtë çështje”, ka thënë ai.