Nait Hasani nga PDK-ja ka kritikuar qasjen politike të Albin Kurti, duke paralajmëruar për një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes.
“Ka nevojë që qytetarët ta kuptojnë rrjedhën e zhvillimeve, nuk mund t’u fshihet e vërteta qytetarëve, kjo është forma më e mirë”, deklaroi Hasani në në ”Click” të RTV21.
Ai theksoi se mungesa e kompromisit në politikë mbetet problemi kryesor.
“Unë besoj që po, prap për shkak se nuk është thyer ai karakter autokrat i Albinit me kuptu që demokracia do kompromise dhe bashkëqeverisje. Derisa nuk thyhet kjo, kemi me pas zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje”, u shpreh ai.


