Lajme

Hasani: Opozita u ndëshkua, duhet të marrë mësim nga rezultati i zgjedhjeve

01/09/2026 18:24
nga:Y I

Avokati Nasuf Hasani vlerëson se sipas rezultateve të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arsye e as nevojë që të përsëritet saga e kaluar rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Hasani, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se sipas rezultateve të zgjedhjeve, opozita u ndëshkua për jokonstruktivitet dhe për këtë duhet të marrë mësim.

“Sipas rezultatit të bërë publik edhe nga KQZ-ja, mendoj që nuk ka nevojë që të përsëritet saga e kaluar përkundër të kishte konstruktivitet nga kryetari i Vetëvendosjes e të tjerët silleshin sikur të kishin një bombë atomike në dorë. Opozita në përgjithësi nuk kishte koordinim të të bërit opozitë ndërsa tani pa kurrfarë problemi do të formohet qeveria deri në zgjedhjen e presidentit – duke pasur parasysh se në të kaluarën dhe jokonstruktivitetin e opozitës pasi deputetët kanë të drejtë të votojnë ose jo qeverinë por me këtë rezultat u pa që u ndëshkuan ata që nuk patën konstruktivitet”, u shpreh Hasani.

Hasani, mes tjerash, u shpreh se funksionimi i shtetit është obligim edhe i opozitës njësoj si i pozitës.

“Çdo subjekt që garon në zgjedhje duhet të jetë konstruktiv në zhvillimin e shtetit dhe jo të bëjnë atë që kanë bërë se kanë të drejtë të mos votojnë qeverinë – por është obligim edhe i opozitës që të funksionojë shteti. Besoj që nga ky rezultat i zgjedhjeve kanë marrë mësim dhe do të kenë më shumë konstruktivitet rreth caktimit të një personi në krye të shtetit sepse tek e fundit këtë mision e kanë njësoj si pozita si opozita”, u shpreh ai.