Lajme

Hasani: Në rastin e Banjskës nuk është dashur të dorëzohemi

07/13/2025 11:00
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka folur para mediave në prag të nisjes së seancës së 46-të konstituive.

Hasani ka folur rreth rastit të Banjskës, ku ka thënë që nuk është dashur të dorëzoheni.

“Është për rastin e Banjskës nuk ka një rast tjetër, javëve të fundit nuk ka një gjë të tillë këto janë hipoteza të presdentes që ka mundur t’ia huq në këtë drejtim. Vetëm rasti I Banjskës është si agresion i drejtpërdrejtë. Nuk është dashur me u dorëzuar kur fillohet një proces duhet me dërgu deri në fund, ne i kemi parë se si kanë ik, policia jonë ka hesht ose dikush nuk i ka lënë, le të bëhen transparentë dhe ta tregojnë rastin. Deri tani asnjëherë nuk e ka kryer detyrën e saj për asgjë me pasur përgjegjësinë e plotë sot nuk do të ishim për 46 herë në Kuvend”.

Sveçla: S’mundem t’i komentojë deklaratat e Vjosa Osmanit