Lajme

Hasani i Nismës: Nuk e pranoj rezultatin, kthemni votat

10/28/2021 18:20
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor, për shpalljen e zgjedhjeve përfundimtare, teksa ka kërkuar rinumërim.

Hasani ka bërë të ditur se do të drejtohet në PZAP, me një ankesë për të shkuar në rinumërim.

“Mos bani hajgare, kthemni votat”, thotë ndër të tjera Hasani.

Shkrimi i tij i plotë:

Me qfare te drejte more i publikoni dhe i quani rezulltate perfundimtare?

Per mua rezultate perfundimtare jane ato te cilat dalin pas rinumerimit.

Mos boni hajgare, kthemni votat.

KQZ-ja sot, ka shpallur rezultatet perfundimtare per kryetar te komunave.

Une nuk jam i kenaqur me kete rezultat dhe do t’i drejtohem ne afat ligjor brenda 24 oreve PZAP-se, dhe do te kerkoj Ri-numerim te plote te te gjitha vendvotimeve.

Ne kete gare zgjedhore kam takuar mbi 13.000 qytetare dhe te gjithe ma kane konfirmu voten.

Edhe ju mos u shlironi shume se hiq nuk dihet kush ka fitu…

UNE NUK PAJTOHEM ME KETE REZULLTAT EDHE PIK