Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në “Pressing” të T7, të hënën, ka thënë se organizata palestineze Hamas është e financuar nga Rusia.
Ai ka thënë se kauza palestineze është “sajesë ruse”.
Hasani tha se ndjen keqardhje për viktimat civile, por tha se politikisht qëndron ajo që “Hamasi financohet nga Rusia”.
“Lufta e Ukrainës është për me mbrojt rendin që është krijuar nga perëndimorët, amerikanët në rend të parë. Perëndimi nuk mundet me humb në luftën në Ukrainë. Nuk është duke luftuar vetëm Ukraina, po lufton perëndimi”.
“Rusia duke e parë këtë qëndrueshmëri të perëndimit, po provon bashkë me Kinën me ndezë. Hamasi dhe kauza palestinese është 100% sajesë ruse. Çdo mbështetje e Hamasit dhe palestinezëve është mbështetje e Rusisë”.