Lajme

Hasani flet për Ibrahim Rugovën: Nuk ke mundur ta shohësh pa libër dhe çigare

06/19/2023 22:23
nga:G B

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur në Pressing të T7 edhe për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Ai ka thënë se nuk ka qenë e mundshme ”ta shohësh Rugovën pa libër dhe cigare”.

“Për mua Rugova është post-modernisti i parë shqiptar në Jugosllavi”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur për refuzimin estetik të shkruar nga Rugova, duke e vlërësuar atë për nga ana intelektuale dhe politike.