Lajme

Hasani: Byroja sipas këtij ligji do të jetë instrument politik i pushtetit aktual

02/05/2022 20:34
nga:Y I

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Betimi për Drejtësi” tha se mënyra se si është rregulluar zgjedhja e drejtorit të Byrosë nuk garanton pavarësi për këtë institucion.

‘‘Jo sepse është me shumicë të thjeshtë, është me shumicë të thjeshtë dhe nuk është pluralë. Do të thotë në përvoja të tjera, tri organe, kur bëhet caktimi p.sh. prej kryeministrit ose ekzekutivit, shefit të shtetit siç ka qenë rasti bullgarë, kur vjen tek Kuvendi që është përfaqësuesi i sovranit, aty gjithmonë synohet sipas standardeve të Komisionit të Venecias që të bëhet me një shumicë të kualifikuar. Pse? Sepse, ndryshe Byroja sipas këtij ligji Byroja do të jetë një instrument politik administrativ në duart e pushtetit aktual për të drejtuar atë. Do të thotë atë si thuash fushatë konfiskimi në mënyrë selektive kundër personave të caktuar’’, u shpreh Hasani.