Lajme

Hasanapaj: Çdo takim mes dy kryeministrave është lajm i mirë

09/13/2022 20:40
nga:Astrit Gashi

Opinionisti Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se çdo takim mes dy kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë është lajm i mirë.

Hasanpapaj në Politiko, ka thënë se vizita e sotme e Kurtit në Tiranë duhej të ishte me rëndësi, bazuar në faktin se si është organizuar.

“Urgjenca e një takimi të tillë mes dy liderëve që edhe ashtu nuk takohen shpesh, kanë inate politike qartazi, është lajm i mirë. Kjo tregon që të dy takimet ishin të pa organizuara mirë, këtë me Ramën mund të ishte urgjent dhe i paplanifikuar. Por, edhe ky takimi me sindikatën ishte takim i pa organizuar mirë”, ka thënë Hasanapapaj.