Lajme

Hasanaj për propozimin e rritjes së çmimit të energjisë: Vendim arbitrar

03/24/2025 21:20
nga:G B

Themeluesi i nismës “Asnjë cent më shumë”, Luan Hasanaj ka kundërshtuar mundësitë e mundshme për ngritje të çmimit të energjisë elektrike në vend.

Hasanaj, i ftuar në emisionin “Gazeta”, vendimin e ZRRE-së për një gjë të tillë e quajti vendim arbitrar.

“Ne edhe ashtu si shoqëri viteve të fundit jemi ballafaquar me norma të çmimeve, thuajse në secilin sektor. Edhe energjia elektrike është rrit dy herë brenda këtyre viteve e sikurse të mos mjaftonin këto, tani vjen edhe një propozim për rritje. Është shumë jo transparent, është vendim arbitrar“, tha ai, përcjell Gazeta10.

Sipas tij, një gjë e tillë pritet të bëhet për përfitime të kompanive përfshirëse.

“ZRRE-së sepse ka ardhur si rezultat i kërkesës së kompanive që janë tregtar. Ne e dimë që punojnë për përfitim dhe kjo po shihet“, shtoi ai.