Eksperti i ekonomisë, Bedri Hasanaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me shuarjen e bizneseve në Kosovë.
Hasanaj tha se në tre-mujorin e parë të vitit 2023 numri i bineseve të shuara ka qenë 437 pra 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të këtij vitit.
“Ne tremujorin e parë te vitit 2023 numri i bizneseve të shuara ka qene 437, pra për 10% më shumë sesa këtë vit”. tha Hasanaj për “Gazeta Blic”
Ai foli gjithashtu edhe për bizneset e regjistruara në janar 2023 dhe janar 2024.
Hasanaj tha se në janar 2024 kemi 998 biznese të reja të hapura.
“Numri i regjistruar i bizneseve te reja në janar 2024 është më i larte sesa në janar 2023. Në janar 2024 kemi 998 biznese të reja të hapura, ndërsa në janar 2023 kishim 876” tha Hasanaj për “Gazeta Blic”
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar pak javë më parë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.
Murati ka thënë se sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%.
Murati deklaroi se për 3 vite ekonomisë së vendit i janë shtuar 2.9 miliardë euro.
/Gazeta Blic/