Sporti

Hasan Salihamidzic: Lewandowski është profesionist, nuk kisha dyshime për rikthimin e tij në stërvitje

07/15/2022 09:56
nga:Mergim Rreci

Çështja e Lewandowskit po kthehet në një problem të madh për Bayern Munich.

Futbollisti po kërkon largimin, kurse klubi nuk e ka pranuar këtë gjë deri më tash, shkruan GazetaBlic Sport.

Kishte dyshime të mëdha nëse ai do të paraqitet në stërvitje me klubin, por drejtori i Bayernit tha se e dinte që ai nuk do ta bënte këtë gjë.

Drejtori i Bayern-it, Hasan Salihamidzic, nëse kishte dyshime se Robert Lewandowski do të hynte në grevë:

“Jo, kurrë nuk e kishte bërë”, tha për Bayern Insider Podcast.

“Roberti është një profesionist i lartë, unë e njoh shumë mirë – nuk kam pasur kurrë dyshime se ai mund të mos paraqitet në stërvitje”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/