Sporti

Hasan Hyseni, “Ylli i Javës” në Superligë

04/22/2024 17:54
nga:E K

Hasan Hyseni e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi se vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Avni Shala dhe Adem Sylejmani.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Prishtinës u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”, tha Hasani për faqen zyrtare te FFK-së.