Sporti

Hary Kane reagon për Eriksen me një mesazh emocionues

06/13/2021 09:55
nga:E K

Sulmuesi Tottenham dhe ish shoku i skuadrës së Christian Eriksen, ka shkruar një mesazh emocionues për ish bashkëlojtarin e tij.

Eriksen pati një moment të keq dje në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës ku u shtri në fushë pa ndjenja dhe ishte në gjendje kritike për jetë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij rasti, Kane ka shkruar në Twitter për mikun e tij duke thënë se ai duhet të qëndrojë i fortë.

“Chris. E gjithë vëmendja dhe dashuria ime është me ty dhe familjen tënde, qëndro i fortë mik”, ka shkruar Kane në Twitter.

/GazetaBlic Sport/