Sporti

Harry Maguire mund të transferohet tek AC Milan

10/17/2023 12:28
nga:Mergim Rreci

Harry Maguire pritet të largohet në merkaton e dimrit nga Manchester United.

Reprezentuesi anglez kishte treguar tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Djajtë e Kuq’ edhe në verë, por që nuk kishte ndonjë klub që përputhej me dëshirat e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi anglez është tashmë në fokusin e skuadrës së AC Milan dhe një transferim në Itali nuk shihet si i pamundshëm.

Sipas TalkSport, ndërkombëtari anglez është një nga objektivat e kuqezinjve, por që ka edhe disa skuadra tjera nga atje të interesuara për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/