Mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire, i është hequr e drejta e drejtimit të makinës për 56 ditë.
Përpos kësaj, ai është urdhëruar të paguajë 1,052 stërlina, pasi pranoi se drejtonte makinën përtej normale të lejuara në një zonë me trafik të kufizuar.
31-vjeçari u kap nga kamerat e policisë rrugore duke ecur me shpejtësi dy herë në një periudhë tre-ditore marsin e kaluar.
Për pasojë, çështja i kaloi për gjykim gjykatës së Bolton. Maguire nuk u paraqit për dënimin, por avokati u shfaq në emër të tij.
Gjykata dëgjoi se lojtari anglez u kap në kamera duke drejtuar Range Rover-in e tij me shpejtësi 85 km/orë, duke dalë nga një tunel në Wilmslow Road, nën pistën e aeroportit të Manchester, më 5 mars të vitit të kaluar.
Lojtari pranoi se ishte ai duke i dhënë makinës. Maguire ka pranuar gabimet, ndërkohë që gjykata i ka vënë një afat prej 28 ditësh për të paguar gjobën. Ndërsa për gati dy muaj nuk do të mund t’i japë makinës.