Sporti

Harry Kane tregon se a do të bëhet trajner pas pensionimit si lojtar

01/17/2024 21:43
nga:Mergim Rreci

Duke pasur një moment të shkëlqyer në formë te Bayern, Harry Kane tashmë po mendon për të ardhmen. Në një intervistë për Kicker, sulmuesi 30-vjeçar pranon se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll derisa trupi i tij ta përballojë atë.

“Pas 10 vitesh do të jem 40. Epo, kush e di… Unë dua të luaj futboll për aq kohë sa ta lejojnë trupi dhe mendja ime”, tha reprezentuesi anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, sulmuesi bavarez është i vetëdijshëm se pas 10 vitesh gjithçka mund të ndryshojë, ndaj nuk përjashton mundësi të tjera për të ardhmen e tij, qoftë ndryshimi i shtetit apo edhe ndryshimi i sportit.

“Prioriteti do të ishte të vazhdoj të luaj futboll për aq kohë sa më lejon trupi dhe mendja. Shpresoj se mund të luaj akoma deri në moshën 40 vjeç. Përndryshe, më duhet të pranoj se më pëlqejnë shumë Shtetet e Bashkuara, kaloj shumë kohë atje dhe është gjithashtu një mundësi. Kam menduar edhe për NFL [ligën amerikane të futbollit] dhe ndoshta do të provoj fatin atje. Do të shohim”, shtoi Harry Kane.

Edhe pse nuk është i sigurt për të ardhmen, ka diçka që sulmuesi anglez përjashton për momentin: “Nuk mendoj se dua të punoj si trajner, edhe pse shumë lojtarë thonë se ndryshojnë mendje në fund të sezonit të tyre karrierës”, përfundoi Kane.

/GazetaBlic Sport/