Sporti

Harry Kane: Rezultat i drejtë, Skocia u mbrojt mirë

06/18/2021 23:07
nga:E K

Anglia ka dështuar të marrë 3 pikë ndaj Skocisë.

Ndeshja kryesisht u dominua nga “Tre Luanët” por anglezët nuk arritën të konkretizojn dominimin në gol, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Stones i cili goditi shtyllën në minutën e 11’të të takimit.

Me këtë rezultat, Anglia ndodhet në pozitën e dytë me 4 pikë në grupin D aq sa ka edhe Çekia e cila ndodhet e para, kurse Skocia është e fundit me 1 pikë aq sa ka edhe Kroacia që ndodhet në pozitën e 3’të.

Pas ndeshjes ka folur Harry Kane për ITV.

“Rezultati i drejtë, Skocia u mbrojtën mirë. Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por është një pikë tjetër afër kualifikimit dhe ky është qëllimi ynë përfundimtar. Thjesht duhet të marrim vetën dhe të presim ndeshjen tjetër brenda pak ditësh”, tha Kane.

/GazetaBlic Sport/