Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka shtuar zërat për një largim të mundshëm pas deklaratës së tij për Kevin De Bruynen.
Harry Kanë është përfolur gjatë për një largim nga Spurs, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi anglez mund të lërë skuadrën nga Londra për t’u transferuar tek rivalët e tyre në Manchester.
Kane ka deklaruar se cilësia e pasimeve të De Bruynes është ëndërr e secilit sulmues botëror.
“Kur e shikoj atë duke luajtur e shoh se sa special është. Ai është lojtar special dhe ka pasime speciale, do të ishte ëndërr për çdo sulmues të luante me të“, tha anglezi.
/GazetaBlic Sport/


