Sporti

Harry Kane nuk largohet, bie dakord për rinovimin e kontratës me Tottenhamin

01/23/2023 11:16
nga:E K

Harry Kane është i gatshëm të rinovojë me Totteham.

Mediet britanike raportojnë se përtej faktit që nuk ka pasur asnjë dialog mes palëve që nga vera e vitit 2021, nëse rrethanat janë të favorshme, bisedimet do të nisin. Palët po mendojnë që të zgjasin bashkëpunimin përtej 2024-ës.

Sulmuesi ndihet mirë dhe i suksesshëm me “Spurs” dhe dëshiron që ta vazhdojë karrierën aty edhe për disa vite.

Ky lajm duhet të bjerë si “bomb” për Manchester United, e në veçanti për Bayern Munich që prej kohësh ka shafqur interes të lartë për anglezin.