Sporti

Harry Kane një gol afër rekordit të legjendes angleze Gary Linker

07/04/2021 20:25
nga:E K

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, është vetëm një gol larg barazimit të legjendës angleze, Gary Linker, për numrin e golave të shënuar në këtë fanellë në Kampionate Evropiane e Botërore.

Me tre golat e arritur në “EURO 2020”, Kane tashmë numëron nëntë gola në këto dy kompeticione, ndërsa Lineker ka dhjetë të tillë.

Interesante është se dhjetë golat e Gary Lineker për Anglinë janë arritur në Kupën e Botës.

Kane tashmë ka një total prej 37 golash në 59 ndeshje për “Tre Luanët”, dhe kundër Danimarkës në gjysmëfinale ai do të përpiqet të thyejë rekordin e Lineker.