Për të dytën ditë radhazi, Harry Kane nuk u paraqit në stërvitje te Tottenham.
Sulmuesi 28-vjeçar kështu duket se mbetet i vendosur për t’u larguar, pavarësisht faktit se klubi tashmë ka kërcënuar me një gjobë të rëndë, përcjell GazetaBlic Sport.
Situata është e çuditshme pasi Tottenhami nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për transferim nga lojtari, por as nuk është informuar për mungesën e tij.
Manchester City duket se ka interesim më serioz për nënshkrimin e lojtarit, i cili ka edhe tre vjet kontratë me Tottenham.
/GazetaBlic Sport/


