Sporti

Harry Kane me një arritje mbresëlënëse

12/15/2025 12:28
nga:Lorik J

Harry Kane arriti 50 gola për një klub në një vit kalendarik për herë të parë në karrierën e tij, pasi shënoi një gol të vonë barazimi nga penalltia në barazimin 2-2 të Bayern Munich me Mainz në Bundesligë.

Goli i Kane i shpëtoi bavarezët nga humbja e parë në ligë për këtë sezon dhe gjithashtu vendosi një rekord të ri personal.

Megjithatë, kampioni gjerman nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në shtëpi kundër Mainz, i cili renditet i fundit në tabelë, dhe Kane shprehu pakënaqësinë e tij.

Kane tashmë ka 18 gola në 14 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, dhe në të gjitha garat ai ka 29 në 24 paraqitje.

/GazetaBlic Sport