Transferimi i Harry Kane te Bayern Munich po duket gjithnjë e më real dhe gjermanët vazhdojnë të bëjnë presion për sulmuesin.
Gazeta gjermane Bild raporton se drejtuesit e klubit bavarez zbarkuan në Londër të enjten për një takim me Daniel Levy, pronar i Tottenham, për të tentuar të negociojnë transferimin e sulmuesit anglez dhe të arrijnë një marrëveshje për shumën e 70 milionë eurove, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta Sun flet edhe për një takim në Londër dhe një faktor që mund të jetë vendimtar: gatishmëria e lojtarit për të përfunduar këtë transferim.
Tani për tani, Kane duhet të largohet këtë të premte me skuadrën për në Australi, ku do të luajë disa ndeshje përgatitore.
/GazetaBlic Sport/


