Ka përfunduar ndeshja Angli – Shqipëri.
Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët triumfuan me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.
Kapiteni i Anglisë dhe golashënuesi i tre golave, Harry Kane, duke folur pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur për fitoren.
“Pjesa e parë ishte një paraqitje e jashtëzakonshme dhe jam i lumtur për rezultatin. Presioni ishte i lartë dhe ne kishim nevojë për një rezultat. Është një mënyrë e shkëlqyer për t’iu afruar kualifikimit. Sa herë që kam shanse, ndihem sikur do të shënoj. Ndoshta mund të kisha shënuar gjashtë në një natë tjetër”, tha fillimisht Kane.
/GazetaBlic Sport/


