Sporti

Harry Kane, favoriti kryesor për ta fituar Këpucën e Artë në Europë

03/23/2026 08:33
nga:L J

Harry Kane e ka plotësisht nën kontroll garën për Këpucën e Artë Evropiane të sezonit 2025/26, duke hapur një diferencë të konsiderueshme me sfiduesin më të afërt Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar 31 gola në ligë (62 pikë), duke e vendosur atë shumë përpara sulmuesit të Real Madridit Kylian Mbappe, i cili është i dyti me 23 gola (46 pikë).

Erling Haaland i Manchester City kompleton treshen e parë me 22 gola (44 pikë), ndërsa lojtarë si Igor Thiago (19 gola, 38 pikë), Vedat Muriqi (18 gola, 36 pikë) dhe Deniz Undav (18 gola, 36 pikë) mbeten në garë, por prapa.

/GazetaBlic Sport