Anglia dhe Danimarka do të përballen sonte në gjysmëfinale, atje ku do të kërkojnë kalimin në finalen e madhe.
Harry Kane është më në formë se kurrë ku pas ‘’thatësirës’’ në grupe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 3 herë në dy sfidat e fundit me ‘’3 Luanët’’, përcjell GazetaBlic Sport.
Sot, përballë do të ketë portierin Kasper Schmeichel i cili është edhe portieri i tij e preferuar për t’i shënuar gol.
Sulmuesi anglez ka arritur t’i shënojë 14 herë portierit danez dhe në sfidën e sotme ky do të jetë një plus për Anglinë pasi sulmuesi i tyre di si ta mposhti gardianin që do të ketë përballë.
14 – In his professional career for club and country, Harry Kane has scored more goals past Kasper Schmeichel than he has against any other goalkeeper in all competitions (14). Haunting. #EURO2020 #ENGDEN pic.twitter.com/LTgugsn98C
— OptaJoe (@OptaJoe) July 7, 2021


