Harry Kane iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një rikthim të mundshëm në Premier League. Kontrata e anglezit me klubin gjerman është deri në qershor 2027. Ai iu bashkua Bayernit nga Tottenhami.
“Padyshim që mund ta zgjas kontratën time me Bayernin. Ende nuk kam folur me klubin për këtë, por nëse më jepet mundësia, do të jem gati për një bisedë të sinqertë.
“Gjithçka varet se si do të shkojë viti dhe çfarë do të arrijmë së bashku. Tani për tani jemi në një moment fantastik dhe nuk po mendoj për asgjë tjetër.
“Sa i përket një rikthimi të mundshëm në Premier League, nuk e di. Nëse do të më kishit pyetur kur u largova, do të kisha thënë patjetër se do të kthehesha. Tani, pasi kalova disa vite në klubin e Mynihut, ndoshta do të thoja se dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur pak. Por nuk do të thoja se nuk do të kthehem kurrë.
“Jam i qetë, më pëlqen trajneri kryesor i Bayernit, Vincent Kompany. Po përmirësohemi, unë po përmirësohem dhe jam i lumtur të shoh se çfarë mund të arrijmë”, tha Harry Kane.
/GazetaBlic Sport


