Sporti

Harry Kane barazon rekordin unik të David Beckham në Champions League

03/12/2025 08:15
nga:Lorik J

Harry Kane ka gdhendur emrin e tij në historinë e UEFA Champions League, duke u bërë vetëm lojtari i dytë anglez që arrin 50 ose më shumë gola dhe asistime të kombinuara në këtë kompeticion.

Me 39 gola dhe 11 asistime, Kane i bashkohet David Beckham, i cili grumbulloi 16 gola dhe 36 asistime, në këtë turne prestigjioz, shkruan GazetaBlic Sport.

Kane ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 35 ndeshje për Bayernin këtë sezon.

Klubi i Bayern Munich me meritë kaloi në çerekfinale, pasi fitoi në dy ndeshjet ndaj Leverkusen.

/GazetaBlic Sport